Një video amatore e filmuar nga një dëshmitar rasti, shfaq momentin kur një burrë qëndron me hanxhar në dorë para viktimës së mbuluar në gjak, të cilin e kishte therur në qendër të qytetit të Barcelonës.
Videoja është publikuar në Twitter, ku një burrë gjysmë lakuriq mban në dorë hanxharin me të cilin e kishte sulmuar viktimën në rrugën Raval të Barcelonës, transmeton Telegrafi.
Viktima dëgjohet duke e lutur që të mos e godet më, derisa gjysmën e trupit e kishte të mbuluar në gjak nga plagët e marra.
Videoja është filmuar nga dritarja e katit të dytë të një shtëpie private, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte motivi i këtij sulmi brutal, apo nëse policia ka arrestuar sulmuesin.
Sipas autores së videos, Anna Punsi, policia e Barcelonës ka identifikuar sulmuesin që është një emigrant nga Afrika, që dëgjohet në video duke folur në gjuhën arabe. /Telegrafi/