Site icon Telegrafi

Emigrantët lahen në gjak për një copë bukë (Foto/Video, +18)

Migrantët janë mbuluar në gjak derisa po qëllonin njëri-tjetrin me gurë, gjatë një lufte për një copë bukë në kampin e refugjatëve në Greqi.

Sërish ka shpërthyer dhuna në një kam refugjatësh në Greqi, derisa emigrantët ishin mbuluar në gjak nga goditjet që po i jepnin njëri-tjetrit, në një luftë për një kafshatë bukë, transmeton Telegrafi.

Muajin e kaluar policia e armatosur, ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të turmës në fshatin Idomeni në kufirin greko-maqedonas, pasi një grup i azilkërkuesve shkatërruan dhe ikën përmes gardhit gjembor.

Raportohet se afro 13.000 persona jetojnë në kampin e refugjatëve, kurse ekziston frika se dhuna mund të përsëritet nëse “rruga e Ballkanit” nga Greqia deri në Evropë mbyllet. /Telegrafi/

Exit mobile version