Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se Granit Xhaka gaboi me reagimin dhe gjestet e tij kundrejt tifozëve në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes ndaj Crystal Palace.
Kapiteni i Topçinjve u fishkëllye nga mbështetësit e klubit derisa po largohej nga fusha në Emirates Stadium dhe kjo nxiti reagimin e tij duke hequr fanellën, duke i sharë dhe duke u larguar menjëherë drejt tunelit.
“Ai ka gabuar, por do të flasim brenda për atë situatë. Dua të jem i qetë, mirëpo ai vërtet gaboi me atë veprim”, ka thënë Emery për BBC.
Në momentin kur u tha se do të zëvendësohej Xhaka, tifozët brohoritën duke shprehur gëzim në mënyrë ironike kundrejt mesfushorit shqiptar, ndërsa derisa ai largohej nisën fishkëllimat.
27-vjeçari kishte asistuar në golin e parë të Arsenalit në atë takim, i cili përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. /Telegrafi/
Granit Xhaka. Arsenal's captain. 😲 #ARSCRY pic.twitter.com/k2iAeuka48
— Football Survivor – LAST MAN STANDING APP (@footiesurvivor) October 27, 2019