Telegrafi

Emery shpreson që Mbappe dhe Neymar të transferohen në La Liga

Trajneri i Villarrealit, Unai Emery mund të shohë yjet e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar duke lëvizur në La Liga.

Dy yjet kryesore të klubit francez, Neymar dhe Mbappe kanë qenë shumë të lidhur me një largim nga Parc des Princes dhe vazhdojnë të lidhen ende.

Neymar është i lidhur me një kthim te ish-klubi i tij, Barcelona, ndërsa Mbappe është një synim kryesor për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Lexo po ashtu Barcelona do të padisë Neymarin, e pagoi më shumë sesa duhej gjatë kohës së tij në Camp Nou

Emery ishte trajner i të dy lojtarëve në PSG dhe shpreson t’i shohë ata të bashkohen me të në kampionatin spanjoll, La Liga.

“Nëse ata do të vijnë në La Liga ? Ndoshta, nuk e di”, ka thënë fillimisht Emery për Cadena SER.

Lexo po ashtu Real Madridi ka etiketuar tashmë katër objektivat e mëdha transferuese

“Nuk është e lehtë të garosh me një klub si Paris Saint-Germain”.

“Por, unë do të doja të shihja lojtarët më të mirë në Spanjë”, përfundoi trajneri i njohur spanjoll. /Telegrafi/