Aston Villa ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Arsenalit me rezultat 1-0, që ishte fitorja e 15-të radhazi në Ligën Premier për skuadrën vendase në Villa Park.
Megjithatë u bë çështje pasi nuk u pa shtrëngimi i duarve mes trajnerit të vendasve Unai Emery me stafin e Arsenalit.
Unai Emery thotë se nuk ka asgjë kundër Arsenalit, kur u pyet nëse ai ka shpërfillur qëllimisht stafin e trajnerëve të klubit të shtunën.
Me Mikel Artetën të pezulluar, Topçinjtë u menaxhuan nga ndihmësit e spanjollit në humbjen 1-0 në Aston Villa.
Në lidhje me arsyen pse ai nuk shkëmbeu kënaqësi me pankinën e miqve pas ndeshjes, Emery tha: “Jo, sepse Arteta nuk ishte në stol”.
“I dhashë dorën punëtorëve brenda, sepse ata ishin aty kur isha unë, por vetëm me njerëzit me të cilët kam stërvitur dhe që kanë punuar me mua”.
“Nuk kishte asgjë personale. Kjo ishte sepse nuk ishte Arteta. Unë respektoj shumë Arsenalin dhe Artetën. Unë i respektoj shumë punëtorët atje. Nuk kam asgjë negative kundër tyre”, tha Emery pas ndeshjes.
Emery ka udhëhequr edhe Arsenalin nga korriku i vitit 2018 deri në nëntor të vitit 2019. /Telegrafi/