Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery nuk dëshiron të shesë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang këtë verë.
Sulmuesi i Gabonit ka qenë i lidhur me një transferim befasues te Manchester Unitedi ose një lëvizje në Kinë.
Besohej se Arsenali mund të ishte i gatshëm të kërkojë të fitojë para se vlera e tij të bie në sezoni e ardhshëm.
Megjithatë, Emery tregon se dëshiron të mbajë të dy sulmuesit, si Aubameyang ashtu edhe Alexandre Lacazette, për sezonin e ardhshëm.
“Shitja e Aubameyangut nuk është në mendjen tonë, me në të vërtetë nuk është’.
“Ne jemi shumë të kënaqur me Aubameyang dhe nuk duam ta shesim atë”, iu ka thënë Emery gazetarëve. /Telegrafi/