Telegrafi

Emery njofton Mouran që duhet ta gjej një klub të ri, anglezët në alarm

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 23: Lucas of PSG celebrates scoring his sides second goal during the UEFA Champions League Group A match between Arsenal FC and Paris Saint-Germain at the Emirates Stadium on November 23, 2016 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, raportohet se i ka thënë anësorit brazilian, Lucas Moura, që të gjejë një klub të ri në afatin kalimtar të janar.

Sulmuesi brazilian i krahut ka hasur në vështirësi të gjej minuta të lojës që pas transferimit të bashkëkombësit të tij, Neymarit dhe talentit francez, Kylian Mbappe.

Kjo ka bërë që tani Moura të hidhet në treg nga drejtuesit e klubit parisien, teksa ky vendim i është njoftuar edhe nga trajneri Emery.

Lexo po ashtu Chelsea e gatshme ta shesë Willianin për ta transferuar Lucas Mouran

Lucas ka qenë i lidhur me Chelsean këtë javë, ku ai është përmendur si një zëvendësim për Willianin, i cili mund të shitet drejt Kinës ose diku tjetër.

Emery nuk mund t’i garantojë minutat Mouras!

Sipas mediumit UOL Esporte, Emery i ka thënë Lucas Mouras se është më mirë që ta lë PSG-në dhe të gjej një skuadër të re kur tregu të rihapet në Vitin e Ri.

Tani më ka dalë menjëherë që AS Monaco dhe Sporting CP kanë kontaktuar tashmë me PSG-në, por Lucas thuhet se i ka refuzuar të dyja.

Lexo po ashtu PSG ia ofron disa futbollistë Chelseat

Megjithatë, një lëvizje në Angli ende mund të jetë më e dëshirueshme, me Chelsean dhe Manchester Unitedit që gjithashtu është duke u lidhur me shërbimet e tij.

Në sezonin e kaluar, agjenti i Mouras, Wagner Ribeiro tregoi simpatinë qe ndërsjellët që kanë Jose Mourinho dhe braziliani, kështu që një transferim në Old Trafford nuk është i pamundur të ndodh. /Telegrafi/