Telegrafi

Emery: I lumtur për tri pikët e para te Arsenali, por duhet të përmirësohemi ende

Unai Emery (Foto: Arsenal/Twitter)

Unai Emery ka folur pas fitores së tij të parë në Ligën Premier me skuadrën e Arsenalit.

Arsenali ka humbur dy ndeshjet e parë në Ligën Premier, por sot (e shtunë) në shtëpi ka shijuar fitoren e parë ndaj rivalëve lokal të West Hamit, të cilët i ka mposhtur me rezultat 3-1.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajneri Emery, i cili thotë se duhej të fitonim gjithqysh për shkak të tifozëve, por si skuadër duhet të përmirësohen ende.

“Ne jemi të lumtur. Të lumtur për tri pikët e para në ndeshjen e tretë, pas humbjeve nga Manchester City dhe Chelsea”, ka thënë fillimisht Emery pas ndeshjes.

“Duhej të fitonim sot dhe na duhej t’ua tregonim tifozëve tanë një ndeshje me tri pikë – ky ishte qëllimi i parë i sotëm”.

“Është e qartë se ne duhet të përmirësohemi dhe duhet të përmirësohemi duke punuar për të mos pranuar shumë shanse si sot për kundërshtarin”.

“Është e qartë sot se ndoshta në pjesën e parë kemi dashur të përdorim mbrojtësin e djathtë dhe të majtë në momente sulmuese dhe na duhej ekuilibri me mesfushorët”.

“West Hami ishin gjithashtu një ekip i mirë me një trajner të mirë dhe lojtarë të mirë. Gjithashtu, ata na shkaktuan shumë probleme mbrojtjes tonë”, përfundoi trajneri spanjoll.  /Telegrafi/