Liverpooli mund të arrijë rekordin e Arsenalit madhështor që kaloi sezonin pa humbje, gjithnjë sipas Unai Emeryt.
Ekipi i Jurgen Klopp është në vendin e parë me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë në tabelë.
Liverpooli nuk ka fituar titull për 30 vjet, por me kampionët e Cityt që po vuajnë, gjasat për titullin e parë që nga viti 1989 duken reale.
Ekipi i Unai Emeryt udhëton të shtunën në Anfield për përballjen e radhës me Topçinjtë që tashmë kanë fituar katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
“Për momentin ata po bëjnë shumë mirë. Ata po bëjnë tepër mirë”.
Introducing… #WhatsBetter ❓ Laca’s celo 🆚 Auba’s celo Wifi 🆚 Switching off Watching from the start 🆚 Watching from series two…? Check out what happened when @emirates put the lads up against each other #FlyEmiratesFlyBetter pic.twitter.com/tYB5LQZ5i8
— Arsenal (@Arsenal) December 27, 2018
“Ne luajtëm tri vjet më parë me Sevillan ndaj Liverpoolit dhe i mposhtëm”.
“Por, shikoni procesin dhe ky është shembull i mirë për ne. Progresi është i qartë – ata ishin jashtë Ligës së Kampionëve e sot janë shembull për Arsenalin”.
“Ne duhet që të kërkojmë nga vetvetja që të kemi durim. Ata definitivisht mund ta kalojnë sezonin pa humbje”, u shpreh Emery.
/Telegrafi/