Telegrafi

Emery largohet, Pochettino drejt PSG?

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është kandidat për të marrë drejtimin e PSG-së sezonin e ardhshëm.

Mediat britanike shkruajnë se trajneri aktual i kampionëve të Francës, Unai Emery mund të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni pas poshtërimit nga Barcelona (6-1), në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Besohet se krerët e PSG-së tashmë janë duke menduar për pasardhësin e spanjollit, i cili verën e kaluar mori drejtimin e skuadrës nga Franceze nga Sevilla.

Drejtuesit e PSG-së e duan Pochettino, edhe pse trajneri i ‘Spurs’ ka deklaruar se “është i lumtur tek Tottenham dhe se nuk e mendon largimin”. /Telegrafi/