Telegrafi

Emery kërkon tri transferime, formacioni i mundshëm i Arsenalit në sezonin e ri

Unai Emery është duke tentuar që në verë t’i bëjë disa transferime te Arsenali, në mënyrë që të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin e ri.

Skuadra londineze kishte shansin që sezonin ta mbyllë me trofeun e Ligës së Evropës, mirëpo u mposht nga Chelsea në finale, ndërsa në Ligën Premier përfunduan në vendin e pestë.

Arsenali nuk do të luajë në sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, por që Unai Emery po tenton ta ndërtojë një skuadër për të luftuar për trofeun e ligës angleze dhe atë të Ligës së Evropës.

Kështu mund të duket Arsenali në sezonin e ri (Foto: The Sun)

Sipas The Sun, trajneri spanjoll ka në dispozicion vetëm 45 milionë euro për transferimet që do t’i bëjë në verë, mirëpo kjo vlerë mund të rritet nga shitja e disa lojtarëve.

Lexo po ashtu Arsenali fillon bisedimet për Carrascon

Emery po tenton që ta transferojë Thomas Meunierin, Yannick Carracon dhe Mario Gotzen në këtë verë, ndërsa do i duhen rreth 90 milionë euro për këto tri transferime.

Kështu mund të duket formacioni i Arsenalit: Leno, Meunier, Sokratis, Mustafi, Kolasinac, Xhaka, Torreira, Aubameyang, Gotze, Carrasco, Lacazette. /Telegrafi/