Telegrafi

Emery kërkon Tolisson te Arsenali

Foto: Unai Emery/Twitter

Mesfushori francez i Bayern Munichut, Corentin Tolisso ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Arsenalit.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i interesuar të përforcojë në maksimum ekipin pas dështimeve të njëpasnjëshme viteve të fundit.

Emery po mendon në theks të veçantë përforcimin e repartit të mesfushës, pasi aty mendon se është ‘thembra e Akilit’ te Arsenali.

Lexo po ashtu Rabiot, transferimi i parë i Emeryt te Arsenali?

Sipas mediumit Calcio Insider, Arsenali po përgatit ofertë për yllin e Bayernit, Tolisso.

Tolisso gjatë një dueli me Ronaldon (Getty Images)

Tolisso është i pëlqyeri i Emeryt dhe drejtuesit e Topçinjve kanë gati ofertën prej 60 milionë funteve apo 68 milionë eurove për të.

Megjithatë, transferimi i tij do të jetë i vështirë pasi thuhet se Bayern nuk e ka ndërmend të ndahet me mesfushorin, të cilin ata e nënshkruan për një rekord të klubit prej 41.5 milionë euro në vitin 2017.

Lexo po ashtu Arsenali hulumton tregun në Itali, pëlqehen Pellegrini dhe Praet

Emri i Tolissos nuk është i vetmi në listën e dëshirave të Arsenalit, pasi Emery thuhet se pëlqen edhe ish-lojtarin e tij, mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabiot.

Edhe nga Serie A ka futbollistë si Lorenzo Pellegrini i Romës dhe Dennis Praet i Sampdorias që pëlqehen nga londinezët. /Telegrafi/