Telegrafi

Emery iu kërkon drejtuesve të Arsenalit të ‘thyejnë bankën’ për transferimin e Zahas

Wilfried Zaha (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Unai Emery e pëlqen shumë sulmuesin angleze, Wilfried Zaha dhe synon ta transferojë këtë verë në Emirates.

Arsenali është i etur për të sjellë një anësor sulmues këtë verë dhe kishte kërkuar të nënshkruante me yllin e Crystal Palaces edhe më herët, ndërsa tani kthyer përsëri  ndjekje për të.

Emery e pa buxhetin e transferimeve të Arsenalit në vetëm 45 milionë funte pas humbjes së tyre dërrmuese nga rivalët e Londrës, Chelsea, në finalen e Ligës së Evropës, që nënkupton një sezon të tretë rresht pa Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Unitedi dhe Arsenali në garë për Zahan

Sipas mediumit britanik The Sun, trajneri spanjoll i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit ta thyejnë bankën dhe të transferojnë Zahan në Emirates.

Zaha ka shkëlqeyer në përballjen e fundit ndaj Arsenalit (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Për të transferuar sulmuesin anglez do të duhet të paguhen plot 55 milionë funte apo rreth 65 milionë euro.

Emeryt dhe Arsenalit i duhet të bindin edhe lojtarin, pasi anglezi zbuloi se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Topçinjtë do të luajnë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/