Unai Emery deklaron se i ka kërkuar David Luizit të qëndroj te PSG.
Trajneri spanjoll thekson se ishte për qëndrimin e mbrojtësit brazilian te skuadra e tij, por largimi ishte zgjedhje e tij personale.
“I kërkova David Luizit që të qëndroj këtu [PSG]”, ka thënë fillimisht Emery, transmeton Telegrafi.
“Por, ai tha se kishte një ofertë të mirë nga Chelsea dhe ai donte të largohej”, përfundoi trajneri spanjoll.
Ndryshe, David Luiz është transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar për një shifër rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/