Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka folur përsëri për situatën e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.
Xhaka u fishkëllye dhe u sha nga tifozët e Arsenalit duke dalë jashtë fushës kur u zëvendësua në barazimin 2-2 të së dielës me Crystal Palace.
Mesfushori shqiptar gjithashtu reagoi me zemërim ndaj tifozëve dhe e ardhmja e kapitenit në klub tashmë është në pikëpyetje.
Emery zbuloi se ende nuk është marrë asnjë vendim se kur do të përfshihet përsëri Xhaka në skuadër.
“Granit Xhaka? Tani nuk mund të them se si do të luajmë të shtunën kundër Wolves”.
“Ne duhet ta bëjmë atë hap pas hapi”, ka thënë Emery kur u pyet për Xhakën.
Ndryshe, spektri futbolldashës është ndarë në dysh, disa në mbrojtje të Xhakës dhe disa kundër tij. /Telegrafi/