Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka paralajmëruar Juventusin se ai dëshiron që Blaise Matuidi të qëndrojë në ekipin e tij.
Bianconerët besohet të jenë të interesuar në reprezentuesin francez si një zëvendësim për Paul Pogban, i cili u bashkua me Manchester United për një rekord botëror prej 105 milionë euro.
Megjithatë, kryetari i klubit të tij aktual e ka bërë tashmë të qartë se mesfushori nuk është në shitje, por edhe trajneri i bën jehonë këtyre fjalëve.
“Dua lojtarët më të mirë me mua, me skuadrën dhe me PSG”, ka thënë Emery gazetarëve në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.
“Matuidi është një prej tyre. Vendimi vjen për shkak të tri elementeve: klubi, lojtari dhe ekipi. Unë dua që ai të qëndrojë. Ai është shumë i rëndësishëm”.
“Ai është një lojtar i mirë, është pjesë e identitetit të klubit. Ai është një nga udhëheqësit. Mendimi im është i qartë, unë dua që ai të qëndrojë”, përfundoi Emery. /Telegrafi.