Telegrafi

Emery: Dua ta shoh Mbappen në La Liga

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery e ka pranuar se dëshiron të shohë Kylian Mbappe në kampionatin spanjoll, La Liga.

Emri i yllit francez është njëri nga më të përfolurit në këtë afat kalimtar rreth një transferimi te Real Madridi.

Transferimin në La Liga e ka përkrahur edhe ish-trajneri i tij te PSG, Emery, i cili beson se Mbappe do të bëhej më i miri në botë.

Lexo po ashtu Mbappe, Pogba, Kante dhe Koulibaly – Real Madridi pritet ta ketë një formacion të frikshëm në sezonin e ri

“Kur isha në PSG, unë mbroja logjikisht faktin e të pasurit lojtarët më të mirë”, ka thënë fillimisht Emery për Efe.

“Mbappe është francez dhe ai duhet të mbrojë Francën dhe PSG-në. Atje, ai ka mundësinë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe mendoj se është në vendin e duhur”.

“Por tani, unë shikoj futbollin në përgjithësi dhe duke qenë në Spanjë, do të doja ta shihja Mbappen në La Liga”.

Lexo po ashtu Gazetari francez zbulon bisedën e mamasë së Mbappes: Ai do të luaj për Real Madridin

“Ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë dhe mendoj se ai mund ta bëjë atë”.

“Nëse ai vjen në një ekip të madh spanjoll, ai mund ta bëjë atë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/