Telegrafi

Emery dëshiron ribashkimin me Rabiotin

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery dëshiron të ribashkohet me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Mesfushori francez do të jetë pa kontratë nga muajin qershor të vitit 2019.

Bisedimet mes tij dhe klubit francez nuk kanë shkuar si është më së miri dhe Rabiot nuk pritet të rinovojë kontratën.

Lexo po ashtu Arsenal dhe Tottenham interesohen për Rabiotin

Situata e tij me PSG-në ka bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tij.

Klubi i fundit që e do medoemos në skuadër është Arsenali, me trajnerin e tyre Emery.

Emery ka punuar dy sezone me Rabiotin te PSG dhe është një tifoz i madh i talentit francez, të cilin e sheh si zëvendësim adekuat të Aaron Ramsey.

Lexo po ashtu Juventusi, Milani dhe Barcelona në 'luftë' për Rabiotin

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Arsenali ka mbajtur kontakte të freskëta me nënën e Rabiotit, Veroniquen, për një kalim të lojtarit në Londër.

Rabiot mund të nënshkruar para-kontratë me Topçinjtë apo çdo klub tjetër nga 1 janari i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/