Me shumë mundësi e ardhmja e Juan Matas nuk është te Manchester Unitedi.
Lojtarit i skadon kontrata në qershor dhe ai nuk është titullar i rregullt te Djajtë e Kuq.
Sipas Daily Mail në gjurmët e spanjollit është Arsenali i Unai Emery.
30-vjeçari është dëshira e trajnerit spanjoll, i cili e shikon ish-yllin e Valencias si të nevojshëm për planet e tij.
Matas i skadon kontrata në qershor, por Topçinjtë dëshirojnë ta transferojnë në janar.
Ky është sezoni i gjashtë i mesfushorit te Man Utd, në 199 paraqitje ka shënuar 42 gola.
Mata në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat dhe të rinjve të Real Madridit. /Telegrafi/