Telegrafi

Emery dëshiron largimin e katër lojtarëve, mes tyre edhe Mustafi

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i etur për të parë katër lojtarë të tij të larguar këtë muaj, para mbylljes së afatit kalimtar në ligat evropiane.

Emery ka pranuar se mund të ketë më shumë lojtarë të larguar nga klubi gjatë javëve të ardhshme, pasi ai dëshiron të shkurtojë skuadrën e tij.

“Në 20-25 ditët e ardhshme disa lojtarë do të largohen. Arsyeja është se unë dua ta kompletoj skuadrën ashtu siç dua”, ka thënë Emery.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

Sipas mediumit Football.london, katër lojtarët që kanë shumë gjasa të largohen janë shqiptari Shkodran Mustafi, Mohamed Elneny, Emile Smith Rowe dhe Nacho Monreal.

Tre lojtarët e parë janë më të moshuar dhe janë në shitje, ndërsa Smith Rowe mund të largohet si huazim.

Lexo po ashtu Emery e pranon se Mustafi mund të largohet nga Arsenali

Me vetëm 19 vjet, Smith Rowe ka potencial, por ai ka luftuar me lëndime, dhe vetëm ka luajtur vetëm tre herë si huazim te RB Leipzig gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar.

Megjithatë, ai përsëri mund të kthehej në klubin gjerman për një huazim tjetër. /Telegrafi/