Carlos Bacca mund të lë Milanin, pasi po joshet për një bashkim me Unai Emery në Paris Saint-Germain.
Më herët është raportuar se trajneri i Sevillas ka një marrëveshje për të marrë përsipër drejtimin e PSG-së në sezonin e ardhshëm.
Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri spanjoll ka kërkuar nga klubi që të nënshkruajnë me sulmuesin kolumbian si një zëvendësim për Zlatan Ibrahimovic.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Edhe Valencia dhe Atletico Madrid janë të interesuar për sulmuesin e MIlanit, por PSG do të ketë një mundësi më shumë me Emery në stol, pasi të dy kanë punuar së bashku te Sevilla.
Milani shpenzuar rreth 20 milionë € për të marrë Baccan nga Sevilla një vit më parë, ku në sezonin e parë shënoi 20 gola në 43 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/