Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka komentuar humbjen e skuadrës së tij nga Chelsea në finale të Ligës së Evropës.
“Në radhë të parë, urime Chelseat. Në pjesën e parë u angazhuam shumë dhe krijuam disa raste shënimi”.
“Loja po shkonte mirë. Goli i parë ndryshoi gjithçka, ndërsa goli i dytë na e bëri të vështirë dhe mendoj se nga ai moment gjërat po shkonin mirë për ata”.
“Kur donim të bënim diçka nuk e gjenim qëndrueshmërinë për të shënuar. Rezultati është i këtillë, ata e meritojnë fitoren, ne merituam diçka më shumë nga loja, por nuk ia dolëm”, ka thënë Emery pas ndeshjes.
Trajneri spanjoll e ka fituar tri herë në të kaluar këtë garë, kur ishte trajner i Sevillas. /Telegrafi/