Juventusi do të hidhet në sulm në afatin kalimtar të janarit për transferimin e një mbrojtësi.
Kampioni në fuqi i Italisë kanë piketuar mbrojtësin italo-brazilian, Emerson Palmieri si të duhurin për krahun e majtë të mbrojtjes.
Maurizio Sarri ka punuar me Palmierin në Chelsea dhe dëshiron ribashkimin me të në Torino.
25-vjeçari këtë edicion e ka filluar si titullar te Chelsea, por një lëndim i pësuar ka bërë që ai të mungoj në ndeshjet e fundit.
Tuttosport ka raportuar se Zonja e Vjetër në janar do të synojë transferimin e lojtarit.
Reprezentuesi italian mund t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Serie A për një shumë rreth 45 milionë euro.
Në anën tjetër Juventus synon që ta shes brazilianin Alex Sandro për një shifër rreth 60 milionë euro te PSG ose Manchester City. /Telegrafi/