Anësori i Chelsea, Emerson Palmieri, ka lavdëruar shokët e rinj të skuadrës Ruben Loftus-Cheek dhe Callum Hudson-Odoi për paraqitjet e tyre.
24-vjeçari foli për dyshen angleze para ndeshjes me Burnleyn dhe nuk kurseu fjalët e mira.
“Ruben, sipas meje, do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë, sepse ai është një mesfushor qendror i përgatitur”, ka thënë Emerson për Goal.
“Ai është i shpejtë, di se si të mbrojë dhe të sulmojë, dhe do të bëhet një mesfushor modern shumë i rëndësishëm. Ai është një lojtar fantastik, i cili do të bëhet edhe më i mirë”.
“Është e njëjta gjë edhe me Callum Hudson-Odoi. Sipas meje, Callum është e ardhmja e Chelseat. Ai ka treguar tashmë se është shumë i mirë si 18 vjeçar, këtë e ka treguar edhe te një klub i madh si Chelsea. Sipas meje ai do të jetë në maje brenda dy apo tre viteve”, ka shtuar Emerson. /Telegrafi/