Site icon Telegrafi

Emërohet Komiteti Selektues i Kosovës për Oscar

Komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit nga Kosova që do të konkurroj për filmin më të mirë të huaj përbëhet nga Eshref Durmishi (Kryesues), bashkë me anëtarët Agron Vula, Lendita Zeqiraj, Doruntina Basha, Kaltrina Krasniqi, Liridon Cahani dhe Imer Mushkolaj.

Ky është viti i tretë që Kosova ka të drejtë të propozoj filma në këtë kategori.

“Tri dritare dhe një varje” i Isa Qosjes, dhe “Babai” i Visar Morinës në dy vitet e fundit kanë qenë kandidat mjaft serioz, ndërsa filmi “Shok” i Jamie Donoghue ishte filmi i parë i metrazhit të shkurtë, që dërgoi Kosovën në OSCAR.

Vendimi i komitetit selektues pritet të merret në fund të muajit shtator./Telegrafi/

Exit mobile version