Site icon Telegrafi

Emërohet Bordi i Drejtorëve të Infrakosit

Qeveria në mbledhjen e fundit, ka emëruar edhe Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes publike Infrakos.

Kryesuese është zgjedhur Edona Nahi.

“Edona Nahi kryesuese, Genc Hyndozi anëtar, Besarta Uka anëtare dhe Fitim Rraci anëtar”, tha kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu, janë miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare për marrje të kredive.

Njëra për zhvillimin e sektorit te energjisë dhe përmirësimin e rrjetit të transmetimit, kurse tjetra për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës.

Në anën tjetër, ekzekutivi ndau edhe 6 milionë euro si mbështetje për subvencionimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version