Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për përbërjen e anëtarëve të komisionit për Provimin e Jurispudencës, i cili e organizon provimin e Jurispudencës.
Përbërja e re, siç tha Haxhiu përbëhet nga prokurorë e gjyqatarë të cilët i kanë plotësuar kushtet për këto pozita.
“Kjo përbërje është gjyqatarë dhe prokurorë, është edhe një avokat dhe një nga komunitetet. Ligji është që të kenë 12 vite përvojë dhe ata e plotësojnë këtë kritër”, u shpreh Haxhiu.
Përbërja e komisionit është si vijon:
- Albert Zogaj, kryetar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta civile, zëvendës anëtare Drita Rexha;
- Valbona Disha, anëtare e komisionit, pyetëse në lëndën E drejta penale (material procedural), zëvendës anëtar Afrim Shala;
- Zenel Leku, anëtar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta tregtare, zëvendës anëtare Edije Sezairi;
- Halide Reka, anëtare e komisionit, pyetëse në lëndën E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësorë, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut, zëvendës anëtar Hajrip Krasniqi; dhe
- Hajriz Hoti, anëtar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta e punës dhe e drejta administrative, zëvendës anëtar Nenad Lazic. /Telegrafi/