Telegrafi

Emërohen anëtarët e komitetit të Partneritetit Publiko-Privat

Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin për emërimin e komitetit të Partneritetit Publiko-Privat me përbërje të anëtarëve të përhershëm.

Ky vendim shfuqizon vendimin e datës 10.11.2017 për emërimin e këtyre anëtarëve.

“Vendimi shfuqizon vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 10.11.2017, për emërimin e anëtarëve të Komitetit për Partneritet Publik-Privat dhe obligon Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe institucionet tjera kompetente për zbatimin e këtij vendimi në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Qeverisë.

Komiteti do të bëhet nga pesë anëtarë dhe kryesohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Ministria e Financave dhe Transfereve – kryesues; Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investime Strategjike – anëtar; Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit – anëtar; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – anëtar; dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – anëtar, do të janë anëtarët e këtij komiteti. /Telegrafi/