Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev emëroi 30 kryetarë të organeve komunale të LSDM-së, gjysma prej të cilëve janë kuadro të reja në këto pozita, ndërsa gjysma e tyre mbajtën këtë post të partisë dhe para vendimit të Zaev për të shkarkuar të gjithë kryetarët e komunave.
“Në disa nga komunat ku LSDM regjistroi fitore në zgjedhjet e fundit, u rizgjodhën kryetarët uragneve komunale. Në ditët e ardhshme do të emërohen kryetarët dhe udhëheqësit lokalë, si dhe në organizatat e mbetura komunale dhe do të rrumbullaksohet me ndryshimet në udhëheqësin qendrore të partisë”, tha zëdhënësi i partisë, Kostadin Kostadinov.