Site icon Telegrafi

Emërimi i të dërguarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Kurti: Mezi pres bashkëpunimin me të

Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përshëndetur emërimin e të dërguarit gjerman, Manuel Sarrazin për Ballkanin Perëndimor.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se mezi pret të punojë me Sarrazin.

“Lajm i mirë nga Berlini. Pas vendimit historik të Bundestagut të dielën e kaluar, Manuel Sarrazin është zyrtarisht i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam pasur gjithmonë diskutime domethënëse në disa takime tona të kaluara. Mezi pres të punoj ngushtë me të”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version