Një nga këngëtaret më të mira të skenës muzikore botërore, Emeli Sande, do të performojë në Tiranë.
Këngëtarja e njohur pritet të ngjitet në skenën e madhe në “Sheshin Skënderbej” për Natën e Bardhë më 29 nëntor.
Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ai ka thënë se ky është një super lajm për të gjithë të rinjt e Tiranës.
“E nisim nëntorin me një super lajm. Emeli Sande vjen në Tiranë në datën 29 nëntor për koncertin e madh të Nata e Bardhë në Sheshin Skënderbej”.
“Mos e humb një ditë-natë me koncerte, muzikë, art, surpriza dhe shumë argëtim”, ka shkruar kryetari i Tiranës në Facebook.
Performanca është konfirmuar ehe nga vet Emeli Sande në rrjetin social Facebook.
“Jam shumë e ngazëllyer që të performoj për herë të parë në Shqipëri dhe të marr pjesë në Natën e Bardhë të Tiranës në më 29 nëntor”, potencoi ajo në postimin në fjalë.
Emeli Sande njihet për potencën e saj të jashtëzakonshme vokale.
Hitet e saj më të mëdha janë “Read All About it”, “Hurts”, “My Kind of Love” dhe “Next to Me”. /Telegrafi/