Tirana do të jetë nikoqire e një prej yjeve botërore të muzikës.
Kryeqyteti i Shqipërisë, do të jetë mikpritës i këngëtares britanike Emeli Sande.
Kjo e fundit pritet të krijojë atmosferë fantastike me rastin e festave të nëntorit, përkatësisht më 29 nëntor.
“Jam shumë e lumtur që do të performoj për herë të parë në Shqipëri dhe që do të jem pjesë e festës Nata e Bardhë në Tiranë, më 29 nëntor 2017-të”, ka shkruar në llogarinë personale të Facebookut, Sande.
Paraprakisht, raportohet se do të perfomojnë edhe disa këngëtarë shqiptarë që do t’i paraprijnë koncertit me rastin e “Natës së Bardhë”.
Ndryshe, 30-vjeçarja njihet për hitet e njohura që kanë pushtuar top-listat botërore, të tilla, si
“Read all about it”, “Next to me”, “Hurts”, e shumë të tjera.
Këngëtarja theksojmë se është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/