Telegrafi

Embiid me paraqitje fantastike, Philadelphia mposht Indianan

Janë zhvilluar katër sfida të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Kur jemi futur në xhirot e fundit para fazës ‘Play-Off’, skuadrat tanimë kanë filluar të mendojnë për fazën finale në NBA.

Gjithsesi Philadelphia 76ers ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Indiana Pacers me rezultat 133:120.

Joel Embiid ka pasur një paraqitje fantastike në këtë duel me 41 pikë, 20 kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe James Harden që e mbylli takimin me 22 pikë e 14 asistime, derisa Tobias Harris e Maxey e përfunduan ndeshjen me nga 18 pikë.

Oshae Brissett ishte më efikasi tek skuadra mysafire me 20 pikë, shtatë kërcime e një asistim. /Telegrafi/