Site icon Telegrafi

Ëmbëltuesi pa kalori është i lidhur me sulmin në zemër dhe goditjen në tru

Një zëvendësues i sheqerit i quajtur eritritol lidhet me një çrregullim të koagulimit të gjakut, goditje në tru, sulm në zemër dhe vdekje, ka zbuluar një studim i ri

“Shkalla e rrezikut nuk ishte e vogël”, thekson Dr. Stanley Hazen, drejtor i Qendrës për Diagnostifikimin dhe Parandalimin Kardiovaskular në Cleveland Clinic Lerner Research Institute.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Nature Medicine, njerëzit që tashmë kanë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës, siç është diabeti, kishin dy herë më shumë gjasa të pësonin sulm në zemër ose goditje në tru, nëse kishin nivelet më të larta të eritritolit në gjakun e tyre.

“Nëse niveli i eritritolit në gjak është për 25 përqind më e lartë krahasuar me 25 përqindëshin e fundit, ekziston rreziku i dyfishtë i sulmit në zemër dhe goditjes në tru. “Është në të njëjtin nivel me faktorët më të fortë të rrezikut kardiak, si diabeti”, tha Hazen, transmeton Telegrafi.

Studimet shtesë laboratorike me kafshë kanë zbuluar se eritritoli mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut më shpejt. Mpiksjet mund të shkëputen dhe të shkojnë në zemër, duke shkaktuar një atak në zemër, ose në tru, duke shkaktuar një goditje në tru.

“Sigurisht që tingëllon alarmante,” tha Dr. Andrew Freeman, drejtor i parandalimit kardiovaskular në National Hewish Health, një spital në Denver, i cili nuk ishte i përfshirë në kërkim.

Ai shtoi se duket se ekziston rreziku i çrregullimeve të koagulimit për shkak të përdorimit të eritritolit.

“Natyrisht që nevojiten më shumë kërkime, por me një kujdes të shtuar, mund të ketë kuptim të kufizohet eritritoli në dietë tani për tani.”

Lexo po ashtu Katër pasojat më të dëmshme të ëmbëltuesve artificialë: Nuk janë aspak më të mirë se sheqeri!

Në përgjigje të studimit “Calorie Control Council”, një shoqatë industriale, i tha CNN-it se “rezultatet e këtij studimi kundërshtojnë 10 vjet kërkime që tregojnë se ëmbëltuesit me kalori të ulët si eritritoli janë të sigurt, siç dëshmohet nga miratimet e rregullatorëve global për përdorimin e tyre në ushqime dhe pije.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Poliolit refuzoi të komentonte, duke thënë se ata nuk e kishin shqyrtuar studimin.

Ashtu si sorbitoli dhe ksilitoli, eritritoli është një alkool sheqeri, një karbohidrat që gjendet natyrshëm në fruta dhe perime të ndryshme. Ka rreth 70 për qind ëmbëlsinë e sheqerit dhe konsiderohet si një suplement jo kalorik, sipas ekspertëve.

Ai shtoi se eritritoli është bërë një shtesë shumë e popullarizuar për keto dhe produkte dhe ushqime të tjera me pak karbohidrate që tregtohet për njerëzit me diabet.

Lexo po ashtu Ju jeni gabim nëse mendoni që ky produkt është i shëndetshëm: Nutricionistja pohon se mund të dëmtojë seriozisht imunitetin!

“Disa nga ushqimet e etiketuara me diabet që ne shikuam kishin më shumë eritritol se çdo artikull tjetër sipas peshës”. Eritritoli është gjithashtu përbërësi më i madh për nga pesha në shumë produkte “natyrale” të stevias dhe frutave të monkfrutit, tha Hazen. Për shkak se stevia dhe “monk fruit” janë rreth 200 deri në 400 herë më të ëmbla se sheqeri, vetëm një sasi e vogël nevojitet në çdo produkt. Pjesa më e madhe e produktit është eritritol, i cili shton pamjen kristalore të sheqerit dhe strukturën që presin konsumatorët.

“Tridhjetë gramë janë të mjaftueshme për t’i rritur mijëfish nivelet e eritritolit në gjak”, thotë Hazen, sasi kjo mbi pragun e nevojshëm për të shkaktuar dhe rritur rrezikun e koagulimit për dy deri në tri ditët në vijim”.

Sipas Hazen, 30 gram eritritol janë të barasvlershme me të ngrënit e një litër akullore.

Zbulimi i lidhjes midis eritritolit dhe problemeve kardiovaskulare ishte i rastësishëm, tha Hazen, duke shtuar se ata nuk ata nuk e prisnim kurrë këtë. “As që po e kërkonim”. /Telegrafi/

Exit mobile version