Një autostradë në Kaliforni mbeti “e ëmbëlsuar dhe ngjitëse”, pasi një kamion u dogj dhe u mbulua nga më shumë se 20 mijë kilogramë çokollatë të shkrirë.
Policia e Kalifornisë njoftoi se zjarrfikësit dolën në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin, dhe mësuan se kamioni po transportonte çokollatë, transmeton Telegrafi.
Nga zjarri i madh e tërë çokollata është shkrirë dhe mbuloi një pjesë të rrugës, që u bë edhe “ngjitëse” për gomat e shumë veturave që kalonin.
Për ta shmangur këtë papastërti, ekipeve të pastrimit iu nevojitën disa orë që ta pastrojnë zonën ku ndodhi djegia e kamionit.
Sipas hetimeve fillestare, shkaku i zjarrit ishte një defekt mekanik në frenat e kamionit, kurse shoferi ka arritur t’i shpëtojë më të keqes. /Telegrafi/