Reperi nga Kumanova, Bardhyl Idrizi-Bardhi, prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për videoklipin e ri.
Ai njoftoi se këtë herë po vjen në bashkëpunim dhe se ka bashkuar forcat me artisten e re të quajtur, Alketa.
Projekti i dyshes së njohur të estradës është thuajse në finalizim, gjersa do të lansohet të hënën (30 gusht).
“Premierë 30.08.2021/Emanuela”, ka shkruar ai duke ndarë edhe një pjesë nga klipi i tyre.
Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për këtë prurje të re të reperit shqiptar.
Ky projekt vjen pas një vere të angazhuar të Bardhit me mbrëmje e koncerte të ndryshme.
Ai këtë sezon ka qenë i pranishëm në çdo vend përreth trojeve shqiptare duke argëtuar fansat me muzikën e tij. /Telegrafi/