Eman Rrahmani e Visar Korenica nuk do të jenë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Rrahmani e Korenica me të tjerë do t’i bashkohen koalicionit AKR-PD.
Lista Familja në emër të deputetit Eman Rrahmani ka ftuar konferencë për media të martën në ora 11:00.
“Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/