Telegrafi

“Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, protestë para Kuvendit kundër deputetëve që e kundërshtuan Projektligjin për Shëndetin Riprodhues

Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” sot kanë realizuar një aksion para Kuvendit të Kosovës pasi deputetë janë shprehur kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Përfaqësues të Kolektivit “Marshojmë S’festojmë” kanë mbajtur pankarta me mbishkrime si “Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, “Duda, ku i ki kufijtë”, “Shteti laik, ku?”, “Eman, mos rrej”, etj.

Lexo po ashtu Debati për Projektligjin për Shëndetin Riprodhues - çfarë thonë nga partitë politike e çka deputeti i LVV-së që po e kundërshton

Telegrafi ju sjellë fotografi të këtij aksioni simbolik që u mbajt para objektit të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

/Foto: Ridvan Slivova/
/Foto: Ridvan Slivova/
/Foto: Ridvan Slivova/
/Foto: Ridvan Slivova/
/Foto: Ridvan Slivova/
/Foto: Ridvan Slivova/