Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” sot kanë realizuar një aksion para Kuvendit të Kosovës pasi deputetë janë shprehur kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.
Përfaqësues të Kolektivit “Marshojmë S’festojmë” kanë mbajtur pankarta me mbishkrime si “Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, “Duda, ku i ki kufijtë”, “Shteti laik, ku?”, “Eman, mos rrej”, etj.
Telegrafi ju sjellë fotografi të këtij aksioni simbolik që u mbajt para objektit të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/