Aktorja shumë e dashur për publikun, Ema Uka, ka tash e sa kohë që është larguar nga Kosova.
Ajo është zhvendosur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvendosur tashmë të gjitha aktivitetet e saj.
Ema ka nisur një karrierë të re si modele atje, teksa ka pasur fatin që edhe të marrë pjesë në “Javën e Modës” në New York, dy vite më parë.
Ndërkohë fotografitë e pozat prej modeleje, Uka shpesh i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, në veçanti në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është më e ndjekur.
Së fundmi, bukuroshja nga Prishtina ka realizuar disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft provokuese, teksa pozon në bikini.
Ajo ka vënë në pah linjat e lakmueshme trupore, ndërsa ka pozuar para aparatit fotografik të mjeshtrit të fotografisë, Fadil Berisha.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje seksi.
Ema Uka përndryshe u bë e njohur për publikun falë rolit të saj në “O Sa Mirë|, ku portretizoi studenten e quajtur ‘Lyra’. /Telegrafi/