Telegrafi

Elvis Pupa habit me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Kam vite që me gruan flemë në dhoma të ndara

Aktori i humorit, Elvis Pupa, prej kohësh është kthyer në një prej banorëve më të pëlqyer të Big Brother VIP Albania.

Ai prej vitesh është shpërngulur në kontinentin e largët australian, gjersa është rikthyer në Shqipëri vetëm për formatin e shumë shikuar.

Të hënën, Elvis Pupa ka rrëfyer para banorëve një detaj interesant që lidhet me bashkëjetesën me gruan e tij në Australi.

“Rrimë deri vonë bashkë por për të fjetur flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë”, ka deklaruar ai.

Lexo po ashtu Olta ndjen mungesën e Kiarës dhe përlotet: Luizi është idiot që merret me mua

Aktori i dikurshëm i programit “Portokalli”, ka theksuar se këtë gjë ata e bëjnë prej vitesh, për shkak të gërhimës.

Nga BBVA përndryshe të martën do të largohet konkurrenti i radhës, që do të jetë një prej të nominuarve: Qetsori, Keisi ose Antoneta. /Telegrafi/