Telegrafi

Elvis Kabashi sërish do të ndërrojë skuadër

Rugani dhe Kabashi

Futbollisti shqiptar në pronësi të Juventusit, Elvis Kabashi, duket se sërish do të ndërrojë ambient.

Mesfushori nga Durrësi aktualisht është i huazuar te ekipi i Lega Pro, Pontedera, por duket se nuk do të qëndrojë gjatë atje.

E ardhmja e tij mund të jetë klubi i Ascolit, pasi pritet të përfshihet në marrëveshjen që Riccardo Orsolini të kalojë te Zonja e Vjetër.

Lexo po ashtu Orsolini drejt Juves

Krahas 4.5 milionë eurove që do të paguajnë Bianconerët për talentin 19-vjeçar, pritet që në drejtim të kundërt të shkojë Kabashi dhe një lojtar tjetër nga Primavera.

Elvis Kabashi në të kaluarën ka qenë i huazuar edhe te Pescara dhe Den Bosch. /Telegrafi/