Nico Elvedi ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për karrierën e tij, pasi ka vendosur mos të vazhdoj kontratën me Borussia Moenchegladbach.
Mbrojtësit zviceran kontrata i skadon në verën e vitit 2024 dhe ai ka refuzuar ofertën e fundit nga Gladbach, pasi dëshira e tij është të bëj një hap para në karrierë.
Blick ka raportuar se Gladbach tani do të tentojë ta shes yllin e tyre, në mënyrë që mos t’iu largohet në verën e vitit të ardhshëm si futbollist i lirë.
26-vjeçari ka zgjuar interesimin e Romës prej kohësh, por edhe gjiganti anglez Liverpool e ka në listën e dëshirave.
Duke marrë parasysh që kontrata e tij me Gladbach është vetëm edhe një vit, çmimi i lojtarit është shumë i arsyeshëm dhe lehtë i pagushëm nga Roma e Liverpool.
Evledi është pjesë e Gladbach që tetë vite, derisa këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje duke realizuar edhe tre gola.
Klubi gjerman synon që nga shitja e tij të fitojë mbi 10 milionë euro. /Telegrafi/