Elvana Gjata dhe Ledri Vula kanë prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.
“Shhh” mban titullin kënga e tyre e radhës, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Dyshja vijnë me paraqitje të mrekullueshme në klip me artisten që ka mahnitur në secilën dukje.
Teksti është shkruar nga Irkenc Hyka dhe nga vetë këngëtarët me muzikë nga të njëjtit.
Për producimin u kujdes në ndërkohë Unix Music.
Videoja i është besuar Supercut dhe tani ndodhet në platformën YouTube.
Kjo vjen dy muaj pas bashkëpunimit “No Love” që shënoi një sukses të madh. /Telegrafi/