Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giufredi, ka folur sërish rreth të ardhmes së mbrojtësit shqiptar të Napolit.
“Hysaj është shumë i kënaqur, por të njëjtën gjë mund të them edhe pasi fola me protagonistë të tjerë të skuadrës”, u shpreh menaxheri italian gjatë një interviste për “Radio Kiss Kiss”.
Giufredi foli edhe për Andrea Contin, mbrojtësin e Atalantës, të cilin gjithashtu e ka në menaxhim. Mbrojtësi 22-vjeçar mund të ketë lidhje të tërthortë me të ardhmen e Hysajt.
“Konti është një tjetër lojtar me të ardhme të ndritur. Vetë Hysaj më ka folur për cilësitë e shkëlqyera të tij dhe unë i thashë që ai duhet të shkojë në një tjetër ekip për t’i bërë vend Contit te Napoli. Sigurisht që nuk do të ishte shumë e mençur për një agjent të vërë në konkurrencë dy lojtarë të tij në të njëjtën skuadër”, shpjegoi Mario Giufredi. /Telegrafi/