Ambra dhe Elsamedi janë një çift i ri, jo vetëm në shtëpinë e Big Brother, por edhe jashtë saj. Por duket se ky i fundit ka filluar të ndjehet paksa i diferencuar.
“Mua më duhet dashuria jote si përherë zemër. Dashninë ta japësh tamam”, i thotë Elsamedi asaj teksa janë të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve.
“Tamam ta jap nëse e ke vënë re. Të jap aq sa ndjej. Dashuria është shumë e madhe. Unë kam një pëlqim shumë të fortë për ty. Se gjerat me një pëlqim fillojnë dhe nuk fillojnë menjëherë në dashni”, i thotë Ambra.
Më tej ajo i sqaron se pavarësisht kanë 5 muaj të lidhur, nuk kanë qëndruar shumë gjatë bashkë.
Elsamedi vijon që t’i kërkojë mbështetjen e saj për situata të ndryshme që mund të krijohen brenda shtëpisë, duke i thënë se përveçse lojës ata duhet edhe ta shijojnë qëndrimin e tyre në shtëpinë e Big Brother.