Telegrafi

Elsa Lila dhe Capital T me duet të veçantë në Festivalin e Këngës në RTSh, risjellin “Pyes Lotin”

Foto: Radio Televisioni Shqiptar/YouTube

Të mërkurën është mbajtur nata e tretë e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Në natën e tretë u kënduan këngë hite ndër vite të Festivalit të RTSh-së, të interpretuara nga artistët pjesëmarrës në bashkëpunim me një emër tjetër të njohur të skenës.

Knkurrentja e këtij viti, artistja e madhe Elsa Lila, vendosi të këndonte hitin e aj të padiskutueshëm “Pyes Lotin”, me të cilën kishte fituar dikur festivalin në fjalë.

Foto: Radio Televisioni Shqiptar/YouTube

Ajo zgjodhi reperin shumë të suksesshëm shqiptar, Capital T, për ta bashkëshoqëruar në këtë duet magjik, me një repturë ekstra që iu shtua këngës legjendare.

Dyshja dhuruan një performancë spektakolare për të pranishmit në Pallatin e Kongreseve dhe mijëra spekatatorë që e ndowën nga televisioni festivalin kombëtar.

Foto: Radio Televisioni Shqiptar/YouTube

“Pyes Lotin” është kënga fituese e edicionit të 35-të të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar në vitin 1996, e kompozuar nga Valentin Veizi dhe me tekst nga Enrieta Sina. /Telegrafi/