Site icon Telegrafi

Elon Musk tregon se cilën parti do ta votojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane

Elon Musk duket se ka ndarë mendjen se cilën parti do ta votojë gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Ai ka treguar se “në të kaluarën kam votuar demokratët, sepse ata ishin (kryesisht) partia e mirësisë”.

Megjithatë, miliarderi ka pohuar se Partia Demokratike është bërë partie e ndarjes dhe urrejtjes, “kështu që unë nuk mund t’i mbështes më ata dhe do të votoj republikan”.

Pronari i markës së veturës Tesla ka shkruar në rrjetet sociale se pret që demokratët të nisin një fushatë të mashtrimeve kundër tij.

Kujtojmë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor të vitit 2024.

Lexo po ashtu Elon Musk mund të anulojë ndalimin e Donald Trump nga Twitter

Ndryshe, demokrati Joe Biden në zgjedhjet e fundit të vitit 2020 fitoi kundër republikanit Donald Trump, i cili ishte president i SHBA-së mes viteve 2016-2020. /Telegrafi/

Exit mobile version