Tesla po përballet me humbje prej miliarda dollarëve nga fabrikat e tyre të reja, problemet me zinxhirin furnizues dhe me mbylljet për shkak të COVID-19.]
Këto kanë mjaftuar që shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, në një intervistë të fundit ta përmendë mundësinë e falimentimit.
“Dy vitet e fundit kanë qenë një makth me ndërprerjet e zinxhirit furnizues, problem pas problemi”, tha Elon Musk në një intervistë me një grup pronarësh të veturave Tesla, shkruan CNN.
“Nuk kemi mbaruar ende. Por që mbajtja hapur e fabrikave në mënyrë që të paguajmë punëtorët dhe që të mos falimentojmë është një shqetësim i madh për neve”, shtoi tutje Musk, transmeton Telegrafi.
Musk mund të ketë bërë hiperbolë gjatë intervistës, e kjo mund të ketë qenë tek pjesa kur ai e përmendi rrezikun e falimentimit.
Për shembull ai tha se prodhuesit e veturave në përgjithësi “duan që të falimentojnë”, e kjo bie në kategorinë e një “gjuhës së ashpër” e jo në analizat financiare.
Por kompania po vije tek fundi i tremujorit të saj më të vështirë në dy vitet e fundit, kjo duke folur për nga ana financiare.
Fabrika e Tesla-s në Shangai u mbyll për dy javë për shkak të bllokimit të këtij qyteti nga alarmi për COVID-19.
Ndërsa gjatë intervistës, Musk tha se dy kompanitë që Tesla i hapi gjatë tremujorit në Gjermani dhe Teksas, po i kushtojnë kompanisë humbje prej miliarda dollarëve për shkak se problemet e zinxhirit të furnizimit deri tash i kanë limituar këto dy fabrika në prodhim të ulët. /Telegrafi/