Site icon Telegrafi

Elon Musk do të çojë “këdo” në Mars – por jo nëse Kamala Harris bëhet presidente e SHBA

Elon Musk është zotuar se do të çojë “këdo që dëshiron të jetë një udhëtar në hapësirë” në Mars – por jo nëse Kamala Harris bëhet presidente e SHBA.

Të dielën mbrëma, Musk u tha ndjekësve të tij në X se në vetëm dy vjet, ai do të dërgojë pesë anije kozmike në Mars, transmeton Telegrafi.

“Përfundimisht,” shtoi ai, “do të ketë mijëra Starships që shkojnë në Mars dhe do të jetë një pamje e lavdishme për t’u parë”.

Sidoqoftë, mbështetësi i zëshëm i Donald Trump, tha se një tjetër presidencë demokratike “do të shkatërronte programin e Marsit dhe do ta dënonte njerëzimin”, duke e mbytur atë në burokraci.

Musk tha gjithashtu në fillim të muajit: “Ne kurrë nuk do të arrijmë Marsin nëse Kamala fiton”.

Është një pretendim i përsëritur nga kandidati republikan Trump.

Të shtunën, ai u zotua të arrijë në Mars gjatë presidencës së tij nëse mbështetësit e tij e çojnë atë në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë do të flas me Elon. Ai, nis ato anijet raketore”, tha ai në një tubim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version